Gjatë një kontrolli të ushtruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me SPAK, në ambientet e paraburgimit në Bradashesh, janë gjetur sende të ndaluara, pije alkoolike dhe një aparat për wireless. Sipas burimeve, këto sende janë gjetur në sektorin ku qëndron prej disa ditësh Ergys Agasi.



