
Alban Zusi, kryetar i Shoqatës së Eksportuesve deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se Mali i Zi është një vend tranzit i rëndësishëm për produktet shqiptare, pasi si treg konsumator është i vogël.
Duke vijuar më tej logjikën e tij, Zusi tha se produkteve dhe bizneseve shqiptare u rritet kosto për shkak të vonesave në Malin e Zi. Sipas Zusit, vetëm një certifikatë tranziti në Malin e Zi kushton 60 euro, duke e çuar në total koston e mbërritjes deri në Evropën Qendrore në 300 euro që është vlerë e lartë për bizneset e vogla.
Gjatë vitit të shkuar tregtia është rritur me 37%. Nuk e kam të saktë shifrën, 0.6 besoj se produktet bujqësore duhet të jenë më shumë drejt Malit të Zi. Çojmë më shumë fruta dhe perime. Mali i Zi është i rëndësishëm si vend tranzit për produktet tona, pasi Mali i Zi nuk është konsumator i madh. Por Mali i Zi është strategjikisht i rëndësishëm pasi është porta e parë përmes të cilës hyjnë në Evropë. Mali i Zi me infrastrukturën që ka, atë rrugore dhe institucionale është një lloj barriere për produktet shqiptare. Na rritet kosto për shkak të vonesave në Malin e Zi, por edhe me sistemin e tyre dembel. Në Mal të Zi po shkove pas orës 3 pasdite shpesh herë nuk gjen shërbim. Edhe të shtunën, ndonëse nuk ka përmirësim, ky është një nga problemet. Eksportet tona në Evropën Qendrore janë të detyruara të kalojnë përmes Malit të Zi. Janë bërë herë pas herë dhe ankimime. Marrëveshje më specifike siç po bëhen me RMV dhe Maqedoninë duhej të bëheshin dhe me Malin e Zi. Një certifikatë tranzit në Malin e Zi bën 60 euro. Aty nuk bëhet asgjë. Në Shqipëri nuk e kemi fare certifikatën tranzit. Duhet të shkojmë në marrëveshje specifike, tranzitet duhet të jetë me kosto zero. Nuk duhet të krijojnë barriera të nevojshme. Derisa hyn në Kroaci tarifa shkon në 300 euro. Për bizneset e mëdha dhe mund të suportohet, por për bizneset e vogla që bëjnë 90% të strukturës këto tarifa bëhen pengesa.
Më tej Zusi tha se që të kemi ndryshimi rrënjësore duhet të hiqen barrierat kufitare.
Tregtia kufitare është e pamundur. Dhe Kukësi me Kosovën nuk bën shkëmbim, bën kontrabandë mbase.
Që të kemi ndryshime rrënjësore që kanë për të qenë në favor të ekonomisë janë nëse heqim barrierat kufitare, duhet ta bëjmë kufirin e lirë. Duhet t’i heqim barrierat. Mos të ketë më nevojë që shoferi të rrijë një orë këtej dhe andej. Kur të heqim këtë do shihni se çfarë bumi ekonomik. Bizneset shqiptare janë konkurruese, ne mund të kemi konkurrues, por jemi të kufizuar dhe të mbyllur dhe fatkeqësisht ende jemi të vegjë.
Duhet të bëjmë një pikë të përbashkët për mallrat.



