Ankthi ndaj shkollës/ Qirici e Tomorri: Shkaktarët janë gjenetikë dhe ambientalë. Marku: Shkolla në vetvete nuk sjell këtë patologji

Ankthi ndaj shkollës/ Qirici e Tomorri: Shkaktarët janë gjenetikë dhe ambientalë. Marku: Shkolla në vetvete nuk sjell këtë patologji

Me nisjen e vitit të ri shkollor, rëndom te disa fëmijë ankthi është një reagim normal.

 

Panelistët e “MCN Live”, psikologia Eksena Qirici, mësuesja Irma Marku dhe psikiatrja Sonila Tomorri, ndanë mendimet pro dhe kundër nëse shkolla sjell apo jo një gjendje ankthi te nxënësit.

 

Eksena Qirici:

Ankthi është një term i mirë në ditët e sotme, por edhe një strukturë e mendjes, një formë reagimi ndaj diçkaje që na rrethon dhe na detyron të reagojmë në mënyrë të caktuar. 

 

Mekanizëm që e vendos njeriun në lëvizje për të reaguar, për të mbrojtur veten ndaj situatave të ndryshme sociale, mekanizëm mbrojtës dhe reagues.

 

Ajo çfarë duhet të flitet në raport me të, është se ankthi po kthehet te disa fëmijë në pamundësi për të reaguar. Mendohet se e ka fajin shkolla, prindi, shoqëria dhe familja duhet ti rrijë pranë një femije. 

 

 

Sonila Tomorri:

Ankthi është një gjendje emocionale, mekanizëm mbrojtjeje ndaj stresit, i cili vjen te secili prej nesh, ndaj një provimi, detyre kursi, ndaj të folurit në publik, etj.

 

Në çdo moshë, ankthi është i durueshëm dhe në çdo moshë njeriu është i zoti për t’ia dalë dhe për t’u përshtatur, truri ka mekanizma mbrojtës dhe shumë shpesh duhet edhe ndihma e familjes dhe e mësuesit.

 

Ankthi ndihmon të kemi sukses në një situatë të caktuar, është i rëndë kur bëhet kronik, kur ka simptoma të mirëfillta dhe kronicizohet. Ne flasim për gjendje të cilat kanë simptoma të theksuara.

 

A mund të themi që te fëmija në shkollë ankthi shtohet nga një cikël shkollor në tjetrin, në ciklin e ulët dhe më lart, po. Të gjitha këto momente në jetën shkollore, në jetën e fëmijës.

 

Të gjitha këto momente kyçe e ballafaqojnë me një sistem të ri, kanë potencial të shoqërohen me ankth, si një stimulues për ankthin.

 

Faktor nxitës të ankthit mund të jetë një vështirësi në shkollë. Shkaktarët e ankthit janë gjenetikë dhe ambientalë.

 

Irma Marku:

Nuk është e vërtetë që shkolla sjell ankth, njeriu është krijuar që të ketë sfida, shkolla është shkallë, nuk është pengesë, dhe nga një kalim nga një stad në tjetrin, duhet ballafaqim.

 

Ajo çfarë ne vërejmë si arsimtarë, nuk kemi familjen që mbështet, jo me vetëdije, por duke menduar se po e mbrojnë ose e ruajnë, i kanë bërë fëmijët të paaftë për t’u përballur me vështirësitë.

 

Fëmijët reflektojnë komunitetin, dhe çfarë paraqesin të rriturit po reflektohet te brezat e rinj.

 

Shoqëria shqiptare është depresive, shkolla nuk e frenon individin, është aty për ta aftësuar.

Shkolla në vetvete nuk sjell një patologji ankthi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy