
Lëvizja ‘Bashkë’ do të garojë në zgjedhjet e 14 majit për bashkinë e Tiranës me Arlind Qorin. Lidhur me këtë aktivisti dhe anëtari i saj, Redi Muçi në një intervistë për MCN Tv deklaroi se kryeqyteti ka nevojë për një figurë dhe alternativë të re, ndërsa i cilësoi Veliajn dhe Këlliçin si figura famëkeqe.
Mendoj se Veliaj dhe Këlliçi njihen më tepër për ato të këqija që i kanë bërë qytetit të Tiranës por dhe angazhimit të tyre politik në përgjithësi se sa arritjet. Prandaj një kandidat si Arlind Qori me të cilin kemi ndarë shumë kauza mendoj se është një figurë përbashkuese për të gjithë ata që mendojnë se Tirana ka nevojë për një qasje të re, për një alternativë të re, për një qasje që buron nga vetë qytetarët pra e gjithë pakënaqësia që diskutohet në kafenetë e Tiranës duhet të kanalizohet në një figurë të re sepse besoj se ndryshimi nis nga Tirana dhe më pas të shtrihet në të gjithë Shqipërinë që dhe qytetarët të mos largohen më nga vendi.
I pyetur se cili është elektorati juaj, Reçi tha se jemi një parti e majtë që i përkasim të majtës demokratike.
Ne jemi një parti e majtë rrjedhimisht i flasim njerëzve të punës, studentëve por dhe të gjithë të punësuarve të profesioneve të lira, profesionistëve të ndryshëm ne pikërisht për hartimin e programit Tiranë jemi konsultuar me shumë profesionistë arkitektë të ndryshëm, ekonomistë, juristë me secilin prej tyre kemi ndarë të njëjtat shqetësime dhe besojmë se vizioni i programit tonë ndahet nga të paktën 95% jo vetëm me banorët e Tiranës por mbarë Shqipërisë. Ajo që ndodh shpesh është se kandidojnë figurat pa vizion dhe pa artikuluar një program për qeverisjen ndërkohë që kjo duhet të ndryshojë.
Ndërsa lidhur me regjistrimin si parti për të marrë pjesë në zgjedhje, Muçi tha se pavarësisht se duket si një manovër e qëllimshme për të penguar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje, theksoi se ata do të marrin patjetër pjesë qoftë si parti apo si kandidat i pavarur.
Tashmë më dihet se avokati është në shkelje të çdo afati ligjor. Nga ana jonë duket si një manovër e qëllimshme që të mos marrim pjesë në këto zgjedhje por sido që të vijë puna ne do kandidojmë për Tiranën qoftë si parti apo Arlind Qori si kandidat i pavarur.



