Stuhia Barbara përfshin Greqinë, i ftohti polar pritet të godasë dhe Italinë

Stuhia Barbara përfshin Greqinë, i ftohti polar pritet të godasë dhe Italinë

Stuhia Barbara ka sjellë temperatura të ulëta, ngrica dhe reshje të mëdha bore në Athinë dhe pjesë të tjera të Greqisë.

Veriu i kryeqytetit grek është mbuluar nga dëbora dhe qarkullimi është ndaluar në disa rrugë kryesore. 

Pritet që reshjet e borës të përhapen në pjesën më të madhe të Athinës, duke u intensifikuar në mbrëmje edhe në zonat e ulëta.

Anijet janë ndaluar të lundrojnë nga portet e Pireut, Lavrios dhe Rafinës për shkak të erërave që fryjnë 8-9 nga veriu. 

Shërbimi zjarrfikës ka paralajmëruar qytetarët që të kufizojnë lëvizjet e tyre.

Një valë ajri nga Arktiku pritet gjithashtu në Itali në orët e ardhshme.  Pritet një rënie drastike e temperaturave, të cilat mund të zbresin deri në 10 gradë nën mesataren sezonale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy