
Ervis Mema, sekretar në Federatën e Bletërritësve deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se nëse ligjit të ri për bletarinë i është hequr pjesa e Shoqatave atëherë do të ishte më mirë që të qëndronte i pandryshuar.
Duke vijuar më tej logjikën e tij, Mema tha se prodhimi i koshereve nuk e mbulon dot Shqipërinë dhe se prodhimi i mjaltit është ndër më të ulëtit në rajon.
Nuk e kam raportin final të ligjit që është paraqitur në komision, e kam ndjekur live Komisionin. Ka pasur problematika tek pjesa e Shoqatave, që janë hequr si faktor, tek ligji i bletarisë. Shoqatat nuk kanë kërkuar të jenë si institucionet. Ato kërkojnë të japin ndihmë tek fusha e bletarisë. Bletaria është problem në të gjithë globin. Ligji i bletarisë deri diku ka qenë i copëtuar, një pjesë tek kullotat, një pjesë tek prodhimi shtazor. Shohim bidona me mjaltë mes rrugës që rrinë në 45 gradë dhe ai mjaltë nuk duhet të konsumohet. Pritëm që ky ligj ta rregullonte, por nuk e kam draftin. Nëse Shoqatat janë hequr si pjesë e ligjit më mirë të qëndronte ashtu siç ishte.
Ne nuk mbulojmë as Shqipërinë me prodhim. Jemi vend që i ushqen bletët, por prodhimet nuk i kalojnë 10-12 kg për koshere, e cila është ndër më të ulëtit në rajon.
Duhet të formalizohet, një bletërritës që shkel një pikë, është e pafalshme. Një amator mund të dënohet për shkak të mosdeklarimit të kosheres. Janë disa gjëra teknike që dhe ai me një koshere mund të bëjnë dëme. Një koshere blete e sëmurë mund të sëmurë dhe koshere ngjitur e prandaj kërkohen sanksionet. Patjetër që është jetik, pasi pa bletët dështojnë dhe drutë frutorë, është pasuri kombëtare. Sipas statistikave janë 400 mijë koshere, por unë mendoj që janë më shumë.
Po humbim 40-50% të bletëve çdo vit. Kjo është për të ardhur keq. Kemi qenë në ajër, një profesion që nuk ka pasur kontroll.



