
Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të forcojnë marrëdheniet në sektorin e bujqësisë dhe tregtisë. Duke vijuar logjikën e saj, Nunaj Kortoçi tha se dhe pse në nivele të ulëta, volumet tregtare janë të rëndësishme për rajonet kufitare.
Nëse flasin për marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Shqipërisë ka dy elementë, ai politik dhe ai ekonomik. Elementi politik lidhet me marrëdhënien që kanë dy drejtuesit. E dyta, elementi ekonomik ka si tregues bazë sasinë e importeve dhe eksporteve. Kemi deklaruar që kemi rritje të volumit të tregtisë, por ajo që është themeltare lidhet dhe me nivelin e lartë të çmimeve që kanë pasur produktet në dy tregjet, që ka çuar në rritjen % të kësaj vlere të kuadër të vlerës totale të volumit. Tjetër llogaritet dhe volumet në sasi, edhe këtu kemi pasur rritje. Edhe pse në rritje të vogël në %. Bujqësia zë 0.6% të volumit tregtar, Mali i Zi është shumë i zhvilluar në pjesën e turizmit dhe ka nevojë për produkte bujqësore që t’i përgjehjet kërkesave.
Asnjëherë Mali i Zi nuk është konsideruar si partner strategjik. Gjykoj që duhet të forcohen marrëdhëniet në dy sektorë, bujqësia dhe turizmi. Është rritur pjesa e turistëve shqiptarë që shkojnë në Malin e Zi dhe anasjelltas. Duhet të forcojmë pjesën e ekonomisë në pjesën e ekonomisë. Turizmi të jetë i avantazhueshëm në dy anët e Bunës.
Nga fakti që ka volume të ulëta, nuk do të thotë që nuk duhet ta zhvillojmë pasi janë të rëndësishme për rajonet kufitare. Për qytetet kufitare është themeltare. Kjo lidhet dhe me afërsinë që kemi me qytetet kufitare. Një tregti mes këtyre dy rajoneve do ishte ndihmesë për rajonin e Shkodrës dhe Lezhës dhe do ndihmonte dhe ekonominë e dy vendeve.



