
Në përgatitje për samitin e jashtëzakonshëm të liderëve europianë të planifikuar për të enjten dhe të premten e ardhshme, u mbajt një videokonferencë midis Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrave të Hungarisë, Polonisë, Belgjikës dhe Finlandës, Maltës, dhe kreun e shtetit bullgar, Rumen Radev, në të cilin u diskutua lufta në Ukrainë, vështirësitë ekonomike në Europë dhe emigracioni klandestin.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Twitter, zëdhënësi i kryeministrit hungarez, Viktor Orban, Zoltan Kovacs.
Gjatë video-konferencës, Kryeministri hungarez tha se qasja në fondet e kohezionit dhe rindërtimit të Bashkimit Europian duhet të bëhet shumë më e shpejtë dhe më e lehtë për vendet anëtare të BE-së.
Sa i përket Ukrainës, Orban ka bërë thirrje edhe një herë për armëpushim të menjëhershëm dhe bisedime paqeje, si dhe një debat thelbësor politik mbi sanksionet nga Brukseli, të cilat po shkatërrojnë ekonominë europiane.



