Rikthimi i “Hyllit të Dritës”/ At Vitro: Po dalin në dritë shkrime të pabotuara të At Gjergj Fishtës dhe të françeskanëve të tjerë (VIDEO)

Rikthimi i “Hyllit të Dritës”/ At Vitro: Po dalin në dritë shkrime të pabotuara të At Gjergj Fishtës dhe të françeskanëve të tjerë (VIDEO)

Së fundmi është botuar nr. dy i revistës letrare “Hylli i Dritës”. Një revistë e cila ka qenë e hapur në disa periudha që pas krijimit të saj në vitin 1913 e deri me mbylljen e saj nga regjimi komunist në 1944.

Kryeredaktori i revistës letrare “Hylli i Dritës” At Vitro, thotë se rikthimi në botim i revistës së parë shqipe është bërë me të njëjtin program si më parë, porse tanimë me situata të ndryshme kulturore dhe politike në vend.

I njëjti program në këtë revistë vijon edhe sot e kësaj dite.

Natyrisht ka ndryshuar koha, situata të ndryshme kulturore dhe politike, por që sigurisht rreth kësaj reviste shkencore angazhohen studiues kryesisht profesor universitetesh nga Shkodra, Tirana e Kosova të cilët botojnë studime albanologjike nga fusha të ndryshme, gjuhësi, histori, arkeologji, dokumente, pastaj kemi rubrikë arkivi nga dorëshkrime te fretërve.

Sipas At Vitros, është ruajtur tradita e revistës në vazhdimësinë e botimeve me një bazë kulturore katolike.

Më këtë rast ai veçoi sjelljen në botim të disa shkrimeve të pabotuara më parë të At Gjergj Fishtës dhe dorëshkrime të françeskanëve të tjerë.

Tradita e revistës vijon sepse është provinca françeskane që kujdeset për botimin e saj në Shkodër.

Është ruajtur tradita kulturore e françeskanëve binomin “fe e atme”, që gjithmonë është ruajtur e sidomos ka prirje që të vej në pah atë kulturën perëndimore.

Natyrisht botojnë shkrime dhe dorëshkrime të ndryshme, sidomos vepra, studime historike, kemi botuar herë pas herë vepra të pabotuara të at Gjergj Fishtës, shkrimet të panjohura nga ai si dhe studime të studiuesve të ndryshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy