Kina i përgjigjet CEO-s së Anthropic: Frikësimi dhe përballja dëmtojnë qeverisjen globale të AI

Kina i përgjigjet CEO-s së Anthropic: Frikësimi dhe përballja dëmtojnë qeverisjen globale të AI

Qeveria kineze i është përgjigjur deklaratave të CEO-s së Anthropic, Dario Amodei, i cili ka paralajmëruar se një epërsi e Kinës në inteligjencën artificiale do të përbënte “rrezik serioz” për SHBA-në dhe botën. Amodei ka kërkuar gjithashtu vijimin e kufizimeve ndaj shitjes së çipave të avancuar të AI-së dhe pajisjeve për prodhimin e tyre drejt Kinës. 

Ministria e Jashtme e Kinës tha se të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë për zhvillimin dhe qeverisjen e AI-së. 

“Frikësimi, përballja dhe konkurrenca e egër vetëm sa do të pengojnë procesin e qeverisjes globale të AI-së, gjë që nuk i shërben interesit të askujt”, deklaroi zëdhënësi Guo Jiakun.

Çështja e qeverisjes së AI-së pritet të jetë ndër temat që do të diskutohen nga presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri kinez Xi Jinping në takimin e planifikuar për 24 shtator.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy