Demo “heq” Lamallarin/ Ndoka: Vegla qorre, arnime që nuk sjellin ndryshime. E vetmja zgjidhje, largimi i Ramës

Demo “heq” Lamallarin/ Ndoka: Vegla qorre, arnime që nuk sjellin ndryshime. E vetmja zgjidhje, largimi i Ramës

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër ndryshim në përbërjen e qeverisë, duke shkarkuar Besfort Lamallarin nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme. 

 

Në vend të Lamallarit, në këtë dikaster do të vendoset Ervin Demo, i cili ka qenë Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.

 

Por për kryetarin e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i ftuar në “MCN Live”, këta emra nuk janë asgjë veçse “vegla qorre” dhe arnime që nuk sjellin ndryshime në qeverisje.

 

Si e shoh lëvizjen? Arnime këto, nuk janë ndryshime. 

 

Persona që nuk mbajnë peshë, siç ishte ministrja e Shëndetësisë që nuk pranoi të firmoste më tej, kishte fatin e Beqes. 

 

Ndërsa ky tjetri, ministri i Brendshëm, jo vetëm që nuk mbante asnjë peshë, nga fakti që nuk e kishte marrë ngarkesën, por iku pa lënë asnjë lloj gjurme, madje ishte komplet indiferent ndaj rolit të policisë, me faktin se as vetë Rama nuk i kishte ngarkuar asnjë rol. 

 

Rama mbante drejtpërdrejt kontakt me drejtorin e Policisë, dhe ministri i Brendshëm ishte thjesht një kukull. 

 

 

Sipas Ndokës, e vetmja zgjidhje është vetë largimi i Ramës.

 

Nuk janë zëvendësime që i sjellin ndryshim qeverisë, e vetmja zgjidhje do të ishte largimi i Ramës, ai është problemi. 

 

Protesta do ta largojë Kryeministrin, këto të tjerat janë vegla qorre të Kryeministrit. 

 

Ky që erdhi është tip militanti i përkëdhelur nga Rama, kështu që në këtë sens shoh një lloj agonie të vetë Ramës. 

I janë mbaruar edhe ato qershitë e koshit që i kishte larë me zor. 

 

Në këtë aspekt, është fundi i tij. Mund të themi se në këtë aspekt është fundi i Kryeministrit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy