Pagat e magjistratëve/ Karanxha: KLGJ duhet të thërriste mbledhje të hapur, SPAK të hetojë faktin

Pagat e magjistratëve/ Karanxha: KLGJ duhet të thërriste mbledhje të hapur, SPAK të hetojë faktin

Ish-prokurori Ervin Karanxha, kërkon që SPAK të kryejë veprimet proceduriale lidhur me bllokimin e pagave të magjistratëve dhe që Prokuroria e Posaçme të hetojë faktin.

 

Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se lidhur me kallëzimin penal, tregohet që është regjistruar një procedim penal ku duhet parë nëse ka ose jo elementë të veprës penale, të shpërdorimit të detyrës.

 

Sipas tij, Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të mblidhej para afatit, duke thirrur mbledhje të hapur, pasi gjyqtarët nuk kanë paga. 

 

Bllokimi i pagave është ankuar nga institucionet përkatëse dhe kanë siguruar një vendim gjykate dhe kjo ka shkuar për ekzekutim te Thesari i cili çoi në marrjen e pagave. Personat që janë marrë me reformën në drejtësi që ne i kemi quajtur mendimtarë, filozofë etj. Këta kanë bërë një ligj për llogaritjen e pagës, se neni është i qartë, pagat nuk mund të ulen. 

 

Rritja e pagave është bërë me vendim të parlamentit dhe gjithë konflikti i Kushtetueses është se te cili nen do bazohen. Bllokimi i pagës është gjë tjetër. Lidhur me kallëzimin penal, tregohet që është regjistruar një procedim penal që shikohet nëse ka ose jo elementë të veprës penale, të shpërdorimit të detyrës. U bllokua paga dhe për stafin administrativ dhe për rojet. Është bllokuar puna.

 

Fakti që ka nisur procedimi penal po heton faktin, nëse ky fakt i ndodhur është vepër penale ose jo. Objekti i kallëzimit ka qenë bllokimi i pagave dhe për stafin administrativ dhe kjo është trajtuar si pasojë. Por rrënjët e këtij konflikti duhen parë te reforma në drejtësi. Vendimi i Kushtetueses kishte parashikuar që deri në 31.07.2026 që nëse nuk vepron ligjvënësi, atëherë do respektohet formula e 2022. KLGJ në mes të gushtit dhe online do i bënte këto. 

 

KLGJ duhet të mblidhej para afatit. KLGJ duhet të thërriste mbledhje të hapur, nuk kanë gjyqtarët paga, duhet të thërriste dhe ministrin e Financave. Duhej thirrur me tagrin e Gjykatës Kushtetuese. Është nisur çështja penale, SPAK duhet të japë një përgjigje. Kjo duhet të hetohet, ka apo jo elementë të veprës penale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy