240 mln $ e Bankers, Kara: Suksesi në arbitrazh s’po  duket, kontratat me koncensionarët në dëm të shtetit shqiptar (VIDEO)

240 mln $ e Bankers, Kara: Suksesi në arbitrazh s’po duket, kontratat me koncensionarët në dëm të shtetit shqiptar (VIDEO)

Detyrimi prej rreth 240 milionë dollarësh që Bankers Petroleum duhet t’i paguajë shtetit shqiptar, pas vendimit të arbitrazhit ndërkombëtar në Paris në vitin 2024, vijon të mbetet i pashlyer. 

 

Pavarësisht se vendimi i arbitrazhit i dha Shqipërisë një prej fitoreve të rralla në përballjet ndërkombëtare dhe detyrimi është pranuar edhe nga kompania, pagesa ende nuk është kryer, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si janë administruar pasuritë publike dhe kontratat koncesionare në sektorin e naftës.

 

Për këtë çështje, për MCN Economy, juristi Romeo Kara ngriti shqetësime të forta mbi mënyrën e administrimit të burimeve natyrore dhe kontrollin shtetëror ndaj kompanive koncesionare. Sipas tij, problemi nuk lidhet vetëm me detyrimin e Bankers, por me një histori më të gjerë të kontratave që, sipas tij, kanë qenë në dëm të interesit publik.

 

Do të doja të theksoja që mënyra se si administrohen pasuritë publike, sidomos resurset e mëdha, është shqetësuese përtej shqetësimit. Kontratat që shërbejnë për të zhveshur vendin dhe këtë popull nga mjetet e jetesës që dalin nga pasuritë publike janë, nuk e di, ndoshta tradhti që i bëhet këtij populli. Mirë që kemi lidhur kontrata që s’janë favorizuese, por më e keqja është se i ndryshojmë kontratat më pas.

 

Ai argumentoi se një tjetër problem madhor është moszbatimi i kontratave dhe mungesa e kontrolleve efektive mbi aktivitetin e kompanive që shfrytëzojnë pasuritë publike.

 

Ne kemi zakon të trokasim gotat kur lidhet një kontratë, por efektet janë kur mbartin edhe garancitë. Kontratat me koncesionarët janë në dëm të shtetit shqiptar. Përveç evazionit, këtu është vjedhje.

 

Kara iu referua edhe problematikës së holluesve dhe mënyrës së përllogaritjes së prodhimit dhe fitimeve nga nafta, duke ngritur dyshime për humbje të konsiderueshme për buxhetin e shtetit.

 

Që në vitin 2014 kam pasur dijeni që kanë kërkuar te unë mendimin, pasi e kishin konstatuar këtë problematikë, që përfshin zyrtarë kapadai që sot i kemi në politikë dhe s’pushojnë duke folur nga të dyja partitë. Ne nuk e dimë çfarë ka ndodhur me holluesin, por mund të jenë më tepër. Ajo që unë kam konstatuar është që vërtet kemi një sukses në arbitrazh, por s’po duket.

 

Sipas tij, kontrollet e fundit kanë qenë më efikase, ndërsa për një periudhë të gjatë mekanizmat e kontrollit shtetëror nuk kanë funksionuar siç duhet.

 

Vetëm kontrollet e fundit me Arben Shehun kanë qenë në nivelin e duhur. Këtu kanë dështuar të gjitha kontrollet e brendshme. Turpi është që avokatë që janë të lidhur me të dyja krahët e politikës kanë marrë pagesa në entitete që na dalin gjithë kohës me humbje.

 

Juristi kërkoi gjithashtu që të verifikohet me kujdes sasia reale e naftës së prodhuar, e mbajtur në stok dhe e deklaruar, në mënyrë që të përcaktohet nëse shteti shqiptar ka humbur të ardhura nga renta minerare dhe fitimet që duhet të përfundonin në arkën publike.

 

Duhet llogaritur me qetësi sa është prodhuar dhe sa është fshehur, sepse i gjithë ai fitim dhe renta janë vjedhje nëse ka pasur fitim karshi buxhetit të këtij vendi. Është e papranueshme që nafta e Ballshit të mos sigurojë asnjë fitim për arkën e shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy