Sherr mes disa personave në Tiranë, plagosen me thikë dy vëllezër

Sherr mes disa personave në Tiranë, plagosen me thikë dy vëllezër

Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë këtë të martë në Tiranë, dyshohet pas një konflikti me një tjetër person. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në afërsi të kthesës së Paskuqanit.

Shtetasi T. D., dyshohet se ka qëlluar me thikë vëllezërit J. P., dhe Xh. P., të cilët janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.02.2023, rreth orës 19:00, në rrugën "Dine Hoxha", në afërsi të kthesës së Paskuqanit, gjatë një konflikti, shtetasi T. D., 30 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 35 vjeç, dhe Xh. P., 31 vjeç (vëllezër), të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy