Rrufetë shkaktojnë zjarr masiv në Dropull, flakët vihen nën kontroll

Rrufetë shkaktojnë zjarr masiv në Dropull, flakët vihen nën kontroll

Një zjarr i shkaktuar nga goditjet e rrufeve, përfshiu zonat malore pranë fshatrave Bularat dhe Zervat, në Bashkinë Dropull duke vënë në rrezik serioz edhe zonat e banuara.

 

Flakët nisën në terrene të thepisura dhe të vështira për t’u aksesuar, ndërsa erërat e forta favorizuan përhapjen e shpejtë të zjarrit. Situata u përkeqësua brenda pak orësh, duke bërë që banorët dhe autoritetet lokale të përballeshin me një situatë emergjente mbremjen e djeshme e der mengjesin e sotem.

 

Forcat e Shërbimit Zjarrfikës Dropull ndërhynë menjëherë në terren. Të mbështetur nga autoritetet lokale dhe forcat e ushtrisë, zjarrfikësit luftuan gjatë gjithë natës me flakët, pavarësisht terrenit të vështirë dhe kushteve të pafavorshme atmosferike.

 

Ndërhyrja në kohë rezultoi vendimtare. Zjarri u vu nën kontroll përpara se flakët të arrinin banesat e para, duke shmangur një situatë edhe më të rëndë. Dëmet, sipas të dhënave paraprake, u kufizuan kryesisht në sipërfaqe pyjore dhe kullota, ndërsa fshatrat Bularat dhe Zervat i shpëtuan rrezikut të drejtpërdrejtë.

 

Pavarësisht kontrollit të flakëve, forcat zjarrfikëse vijojnë monitorimin e zonës për të parandaluar riaktivizimin e vatrave të zjarrit për shkak të erës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy