Policia e Fierit ka arrestuar një 53-vjeçar, pas një video të publikuar në mediat online, teksa drejtonte mjetin në bregdetin e Divjakës pa leje drejtimi.
Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier kanë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, drejtuesin e automjetit, shtetasin D. Gj., 53 vjeç, banues në Lushnjë.
Policia bënë me dije se, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi nga verifikimet ka rezultuar se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Gjithashtu, është bërë bllokimi administrativ i automjetit tip “Benz”, pasi drejtuesi nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.



