Përfshihet nga flakët një banesë në Fushë-Krujë

Përfshihet nga flakët një banesë në Fushë-Krujë

Një banesë në lagjen “Kastrioti” në Fushë-Krujë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

 

 Banesa, në pronësi të Ardian Mirit, është djegur pjesërisht, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

 

Flakët kanë përfshirë trarët e çatisë, duke shkaktuar rënien e saj dhe duke e nxjerrë banesën jashtë funksioni. 

 

Në momentin kur ka rënë zjarri, në banesë nuk ka pasur persona.

 

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një luhatje e energjisë elektrike, megjithëse shkaqet e plota të ngjarjes pritet të përcaktohen pas verifikimeve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy