Ndalesa e dytë e operacionit “Fijet” do të përfshinte të gjithë vendin. Vlora ishte drejtoria e policisë e radhës që ngriti shkallët dhe me pinca në duart efektivët e rendit nisën të çmontojnë “sytë” e krimit, apo atë që njihet tashmë si “Big Brother” i grupeve kriminale.
16 kamera, të dyshuara të lidhura me aparate celulare të shtetasve të ndryshëm. Këto kamera ishin instaluar në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri” njoftoi policia e Vlorës.
Një ditë pas nga Vlorë më 27 Janar aksioni u shtri në qytetin tjetër bregdetar të Durrësit përshi dhe komisariatet Shijak e Krujë.
Gjatë kësaj faze, Policia çmontoi në Durrës, Shijak dhe Krujë, 47 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin.
Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 8 shtetas, nga këta, 2 shtetas në Durrës dhe 6 shtetas në Shijak, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.
Kamerat zbuluan në Durrës edhe një surprizë për policinë.
Ata që i kishin vendosur jo vetëm që i kishin vendosur pa leje por prej muajsh ata ishin në kërkim për të tjera vepra penale si rasti i shtetasve D.K dhe P.D.
Në Shijak numri i kamerave të hequra arrin në 18 sipas policisë në lagjet e “Keçeve” dhe në lagjet “Popullore”, “Kodër Sukth” dhe “Partizani”.
18 Kamera në kuadër të operacionit “fijet” policia arriti të heq edhe në qytetin e Krujës dhe zonën e Niklës e cila konsiderohet si zonat ku krimi ka epërsi prej vitesh ndaj policisë dhe shpesh si vendstrehimi i mjeteve të vjedhura dhe ushtarëve të grupeve kriminale.
Në Korçë e Pogradec numri i të proceduarve arriti në 9-të persona ndërsa kamerat e hequra në Jug-Lindje të vendit 39 copë, të gjitha këto me akses e fushë pamje në rrugë e sheshe publike.
Kjo ishte faza e parë, pasi në të dytën drejtoria e Korçës arriti të heq edhe 9 kamera të tjera duke e çuar numrin në 49.
Pa kaluar në sitën e operacionit “fijet” nuk mbetën edhe qytetet si Dibër e Gjirokastër ku u hoqën 4 kamera, 3 në Memaliaj dhe një në qytetin e Burrelit.
Nga drejtoria e Fierit janë hequr deri në këtë fazë të operacionit 20 kamera ku 15 i ka qyteti i Lushnjës dhe 5 Fierit.



