Tregtonin mallra kontrabandë në dyqan, një i arrestuar dhe një në hetim

Tregtonin mallra kontrabandë në dyqan, një i arrestuar dhe një në hetim

Një person është arrestuar dhe një tjetër është vënë në hetim nga policia e Durrësit pasi tregtonin mallra kontrabandë në dyqanet e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës vijojnë kontrollet në subjekte të ndryshme tregtare në qark, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ekonomike.

Si rezultat, u konstatuan 2 dyqane të tjera, pronarët e të cilave tregtonin mallra të ndryshme të kontrabanduara.

U arrestua në flagrancë shtetasi E. Xh., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në dyqanin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan dhjetëra steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet u referuan në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në dyqanin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan paketa me cigare, pako me fishekzjarre, cigare elektronike dhe parfume, mallra këto të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Kontrabanda për mallra për të cilat paguhet akcizë", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy