
Një vatër zjarri u shfaq pak më parë pranë stallave të lopëve, në fshatin Valare të Gjirokastrës.
Shërbimi zjarrfikës i MZSH Gjirokastër sapo u njoftua, mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku konstatoi se po digjeshin barishte dhe shkurre në anë të rrugës.
Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e flakëve dhe shmangur dëme të tjera materiale.



