
Komuna e Prishtinës ka mbajtur sot një seancë solemne, në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas në njëvjetorin e fillimit të pushtimit rus.
Përparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës, së bashku me grup fëmijësh kanë lëshuar pëllumba të bardhë, të cilët përçojnë lajmin e kerkesës për paqe.
Në këtë aktivitet, pjesëmarrës ishin edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier dhe ai i Zyrës së BE-së, Tomas Szuynog.
Ndërsa në sheshet kryesore të Prishtinës janë vendosur flamuj kombëtarë të Ukrainës dhe mesazhe në mbështetje të saj, në prag të njëvjetorit të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.
Kosova u është bashkuar shteteve perëndimore duke dënuar dhe vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të fqinjit të saj.
Gjithashtu, ka strehuar një numër të gazetarëve ukrainas në Kosovë.



