Aksident tragjik për dy vajza në Itali, njëra nga viktimat shqiptare

Aksident tragjik për dy vajza në Itali, njëra nga viktimat shqiptare

Një aksident tragjik me pasojë dy vajza të vdekura është shënuar gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës në Itali, në Motta di Livenza (Treviso).

Krahas tyre dy të rinj mbetën të plagosur kur makina tip “Bmw” me të cilën udhëtonin u përplas pas një peme.

U desh ndërhyrja e zjarrfikësve dhe prerja e mjetit për të nxjerrë trupat e pajetë, një 17-vjeçare italiane dhe një 19-vjeçare shqiptare.

Katër të rinjtë ndodheshin në makinën që drejtohej nga një 19-vjeçar nga Pordenone, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Në rrethana të paqarta makina doli nga rruga në krahun e gabuar, duke u përplasur me pemën.

Viktima është shqiptarja Eralda Spahillari, dhe një 17-vjeçare nga Oderzo, Barbara Brotto.

Ndërsa të plagosur rëndë janë drejtuesi i mjetit i moshës 19-vjeçare dhe pasagjeri 18-vjeçar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy