Elbasan/ Përshtatën lokalin për shitje droge, arrestohen dy vëllezërit dhe qiramarrësi

Elbasan/ Përshtatën lokalin për shitje droge, arrestohen dy vëllezërit dhe qiramarrësi

Një operacion antidrogë i koduar “Roli” ka çuar në pranga tre persona në fshatin Mjekës të Elbasanit, pasi kishin përshtatur një lokal për përgatitjen dhe shitjen e dozave të kokainës dhe kanabisit. 

 

Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit. 

 

Sipas policisë, në pranga ranë shtetasit Denis Roçi, 26 vjeç (i cili kishte marrë lokalin me qira) dhe Leandro Qosja, 18 vjeç, i punësuar si kamerier në këtë ambient. Gjatë kontrollit në lokal u gjetën doza lëndësh narkotike dhe mjete për përgatitjen e tyre. 

 

Hetimet u shtrinë më pas edhe në banesën e kamerierit 18-vjeçar, ku u gjetën doza të tjera kanabisi dhe një armë e ftohtë (shkop metalik). Për këtë arsye u arrestua edhe vëllai i tij, shtetasi Ersi Qosja, 24 vjeç.

 

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi dhjetëra doza lëndësh narkotike (kokainë dhe kanabis), 6 grirëse për material bimor, 3 peshore elektronike, 2 celularë dhe 1 shkop metalik. 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy