Gjykata lë në burg ish-zyrtaren Alda Klosi

Gjykata lë në burg ish-zyrtaren Alda Klosi

Gjykata e Apelit ka lënë në burg ish-zyrtaren Alda Klosi, pasi kjo e fundit kërkoi lirimin nga qelia.

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë akuzohet për pastrim parash, deklarim të rremë dhe fshehje pasurie.

Klosi përfundoi pas hekurave pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi.
 

VENDIMI

Me vendimin nr. 250 Akti, datë 07.02.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi:

Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të kryer nga policia gjyqësore, ndaj personit nën hetim  A.K(Ç), e dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimi i rremë, i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore, parashikuar nga nenet 257/a/2, 287/1 dhe 305/b të Kodit Penal.
Caktimin ndaj personit nën hetim A.K(Ç) masën e sigurimit "arrest ne burg" parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy