Makina përplas për vdekje 70-vjeçarin që lëvizte me biçikletë në aksin Bradashesh-Peqin

Makina përplas për vdekje 70-vjeçarin që lëvizte me biçikletë në aksin Bradashesh-Peqin

 

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Bradashesh-Peqin, pranë Bradasheshit.

 

Mjeti tip Audi me targë AA 089 DJ, me drejtues shtetasin A.G., ka përplasur 70-vjeçarin Xhemal Çela, banues në Bradashesh, i cili lëvizte me biçikletë.

 

I moshuari mori ndihmën e parë në spitalin e Elbasanit, por për shkak të gjendjes së rëndë u nis drejt Tiranës dhe ndërroi jetë rrugës.

 

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetues ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të këtij aksidenti fatal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy