Tetë persona janë vënë në pranga nga SPAK të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që mashtronte shtetas europianë përmes call centerave. Bëhet fjalë për një procedim të nisur në vitin 2021 pas zbulimit nga autoritetet gjermane se një sërë shtetas europianë ishin mashtruar nga agjentët e një kompanie call center që operonte në Tiranë, në pronësi të Redian Kukës. Në studion e MCN TV, gazetari Ferdinand Dervishi, tha se në pesë vjet, qytetarëve europianë u janë vjedhur përmes mashtrimit 2-3 miliardë euro.
Nuk i dimë emrat. Por dimë historinë. Bëhet fjalë për një nga operacionet e mëdha të SPAK të bëra vitet e fundit. Në vitin 2021 kanë nisur këto operacione që më përkon me forcimin e Ergys Agasit. Nga ky vit janë zhvilluar operacione të forta të SPAK, të gjitha bashkëpunim ose të inciuara nga prokurori të rëndësishme të Europës. Çfarë po ndodh?
Është zbuluar se në Shqipëri përmes këtyre call centerave janë vjedhur qytetarëve europianë përmes mashtrimit 2-3 miliardë euro. Për pesë vjet e kemi grirë Europën. Është bixhoz. Funksionon si i tillë.
Dervishi u ndal në një prej rasteve dhe shpjegoi si funksionon.
Dervishi u ndal në një prej rasteve dhe shpjegoi si funksionon.
Ti fut 10 euro dhe në llogarinë tënde të shfaqen 80 euro. Ata të thonë: Do t'i marrësh apo do t'i lësh që ne të vazhdojmë t'i shtojmë. Ai i lë. Sheh pas një jave që janë bërë 300 euro. Mendon: Qenka me interes kjo punë. I ofrojnë të shtojë. Këtu fillon krimbi. Ata peshkohen.



