
Një çift bashkëshortësh në Kolonjë, të dyshuar për kultivimin e 270 bimëve kanabis sativa, afër banesës së tyre, në fshatin Gjirakare, janë vënë në prangat e policisë.
Gjatë operacionit t koduar “Partners”, u arrestuan në flagrancë bashkëshortët L. V., 64 vjeç dhe A. V., 54 vjeçe, banues në fshatin Gjirakare.
Nga hetimet dyshohet se bashkëshortët kanë kultivuar 270 bimë të dyshuara narkotike në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës së tyre, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dy thasë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, bimë të prera, në proces tharjeje, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.



