I ndryshuan identitetin një 41-vjeçari, pezullohen nga detyra dy zyrtarë të Gjendjes Civile

I ndryshuan identitetin një 41-vjeçari, pezullohen nga detyra dy zyrtarë të Gjendjes Civile

Një punonjëse e një prej njësive administrative të Tiranës dhe një specialist IT-je në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile janë pezulluar nga detyra për shpërdorim detyre. 

 

Rasti lidhet me falsifikimin e një dokumenti identifikimi. 

 

Sipas policisë, 41-vjeçari D.I. ka aplikuar për ndryshimin e emrit të tij, me dokument identifikimi të falsifikuar dhe ka arritur ta kryejë këtë procedurë. 

 

Ai është shpallur në kërkim pasi gjykata ka vënë ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. 

 

Ndërsa  O. O., 44 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë punonjëse e një njësie administrative në Tiranë; dhe A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, janë pezulluar nga detyra. 

 

Hetimet për rastin janë kryer nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit të koduar “Identiteti”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy