Nuk deklaruan 24 mijë € në Kakavijë/ Procedohen penalisht dy shtetas

Nuk deklaruan 24 mijë € në Kakavijë/ Procedohen penalisht dy shtetas

Policia Kufitare, ka njoftuar se brenda pak orëve janë ndaluar dy raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në çantën e shtetases P. M., gjetën 11 850 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Kjo shtetase nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.   

Gjithashtu, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. B., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 050 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. M., 53 vjeçe, banuese në Memaliaj dhe D. B., 45 vjeç, rezident në Greqi, për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy