Vijon plani operacional i koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit për heqjen e kamerave të vendosura në kundërshtim me ligjin.
Në fazën e gjashtë dhe të shtatë, operacioni po vijon në qarqet Gjirokastër dhe Dibër, ku janë vënë në hetim dy shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private.
Gjatë kontrolleve, policia çmontoi në Memaliaj, 3 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin P. K.
Ndërkohë, në qytetin e Burrelit, policia çmontoi 1 kamer të vendosur në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin G. D.
Policia bën të ditur se operacioni i koduar “Fijet” vijon.



