
Ish-ministri i Jashtëm Shkëlqim Cani është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Mësohet se Cani do të merret në pyetje nga prokurori i një çështje lidhur me hetimet për një çështje privatizimi.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se Cani do të pyetet sa i takon privatizimit të një ndërtese në kohën kur ka qenë ministër.
Pas afro dy orësh dëshmi, Cani tha për mediat se ka nënshkruar një deklaratë me anë të së cilës i kërkohet të ruajë sekretin, por pohoi se nuk ishte thirrur për çështjen e inceneratorëve.
Në jetën time kam kaluar kaq shumë sa nuk më surprizon asgjë.
Unë jam i gatshëm të paraqitem dhe të tregoj të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Nga SPAK, pres drejtësi dhe rregull.



