Mirditë/ “Droni” kap në mes të pyllit 37 vjeçarin duke u kujdesur për kanabisin

Mirditë/ “Droni” kap në mes të pyllit 37 vjeçarin duke u kujdesur për kanabisin

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Droni”, duke vënë në pranga një 37-vjeçar të identifikuar si Fabian Marku, banues në fshatin Xhuxhë. 

 

Në kuadër të kontrolleve të pandërprera në zona të thella malore me anë të dronëve, policia arriti të diktonte 37-vjeçarin pikërisht teksa ai po kujdesej për bimët narkotike. 

 

I riu kishte kultivuar 60 bimë të dyshuara Cannabis Sativa në një zonë të pyllëzuar të fshatit Xhuxhë, si dhe në afërsi të banesës së tij. Pas konstatimit, forcat e rendit ndërhynë duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar. 

 

Dhjetëra bimët narkotike u asgjësuan përmes djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy