Një ngjarje aksidentale ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një i ri ka pësuar dëmtime të rënda.
Rreth orës 12:00, shtetasi M. Ll., 25 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht brenda ambienteve të një lokali.
Si pasojë e rrëzimit, 25-vjeçari ka marrë një dëmtim serioz në kokë. Pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Shkodrës, u nis për mjekim më të specializuar me helikopter drejt Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën dhe po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.



