Çështja Gërdeci/ Shtyhet për 23 mars seanca paraprake në GJKKO për Mediun, mungojnë gjyqtarët

Çështja Gërdeci/ Shtyhet për 23 mars seanca paraprake në GJKKO për Mediun, mungojnë gjyqtarët

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nuk është paraqitur sot në ambientet e SPAK-ut, ku po zhvillohet seanca gjyqësore për çështjen e tragjedisë së Gërdecit.

Teksa Mediu nuk është paraqitur, në seancë kanë mbërritur dy avokatët e tij mbrojtës ndërsa prokurorët e çështjes poashtu munguan me arsyetimin se ndodhen në shërbim jashtë vendit.

Po ashtu në SPAK është paraqitur edhe familja Durda, të cilët humbën fëmijët e tyre vetëm 7 vjeç nga shpërthimi i Gërdecit.

 Gjyqtarja Irena Gjoka caktoi datën 23 mars, prej orës 14:00, për të marrë një vendim nëse do të kalojë çështjen për gjykim. 

Më 10 janar Mediu u mor zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Ishte Gjykata e Lartë në Shqipëri, që më 28 tetor të vitit 2021 depozitoi në SPAK dosjen për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Ai pritet të akuzohet nga SPAK për “Shpërdorim të detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak” për ngjarjen e Gërdecit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy