Bashkë me tre të tjera mbajtën me forcë dhe shfrytëzuan një vajzë si prostitutë, kapet pas 3 ditësh arrati

Bashkë me tre të tjera mbajtën me forcë dhe shfrytëzuan një vajzë si prostitutë, kapet pas 3 ditësh arrati

Kapet dhe vihet në pranga organizatori i veprimtarisë kriminale të shfrytëzimit për prostitucion, pas tre ditësh i shpallur në kërkim.

I ndaluari, së bashku me 3 shtetase të arrestuara gjatë operacionit “Imponimi”, dhunoi një 24-vjeçare dhe i hoqi asaj lirinë, për 2 muaj, duke e detyruar që të ushtronte prostitucion.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Imponimi”, me qëllim lokalizimin dhe prangosjen e autorit të dyshuar kryesor, të një rasti të shfrytëzimit për prostitucion, si dhe me mbështetje nga inteligjenca informative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga brenda tre ditësh nga shpallja në kërkim, shtetasin:

-Arbër Mehmeti, 33 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Nga hetimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Imponimi”, të zhvilluar tre ditë më parë, rezultoi se 33-vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetase tashmë të arrestuara, i kanë hequr lirinë, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës, një 24-vjeçareje dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion, për një periudhë dymujore, në banesa me qira dhe në hotele të ndryshme në qytetin e Fierit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy