SPAK thellon hetimet për Ballukun/ Sekuestrohet vila në Palasë, Igli Tare mohon përfshirjen

SPAK thellon hetimet për Ballukun/ Sekuestrohet vila në Palasë, Igli Tare mohon përfshirjen

SPAK ka thelluar hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Ballukut pas sigurimit të provave të reja. 

 

Hetimi është zgjeruar edhe për Lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës. Gazetari Arsen Rusta raportoi për “MCN Live”, se vila e dytë në zonën e Palasës është sekuestruar me urdhër të prokurorit Dritan Prençi.

 

Sipas SPAK, një vilë e dytë në kompleksin “Green Coast” në Palasë, e cila dyshohet se mund të jetë pasuri e lidhur me Ballukun dhe e përfituar në mënyrë të parregullt, është fshehur përmes regjistrimit në emër të Igli Tares.

 

Tare në deklarimet e tij ka thënë se as nuk ka pastruar para dhe se vilën e ka blerë në vitin 2020, pa lidhje me prokurimin publik të vitit 2021.

 

Sipas hetimit, investimi për vilën lidhet me biznesmenin Arbër Abazin, ndërsa Tare është marrë nën hetim për akuzën e pastrimit të parave. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy