Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive, arrestohen 5 punonjës të një Call Centeri në Tiranë

Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive, arrestohen 5 punonjës të një Call Centeri në Tiranë

Pesë persona janë vënë në pranga të policisë së Tiranës, pasi mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive. Po ashtu janë shpallur në kërkim 5 të tjerë, pronarë dhe operatorë të Call Center, në të cilin kryhej kjo veprimtari kriminale.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Gerti Qinami, 50 vjeç, Bajram Hoxha, 28 vjeç, Aldo Margjoni, 36 vjeç, Saimir Lita, 70 vjeç dhe Francesco Cecere, 44 vjeç, të pestë banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit e huaj: R. F., D. F., U. F., C. N. dhe F. S. (pronarë dhe operatorë të subjektit call center).

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e arrestuar ishin të punësuar në një subjekt call center dhe në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy