Beteja e gjyqtarëve me qeverinë për mosdhënien e pagave dhe mosekzekutimin e vendimit të gjykatës kushtetuese ka mbërritur në SPAK. Shoqatat e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve kanë depozituar një kallëzim ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj, sekretarit të Financave Gentian Këri dhe drejtuesve të Thesarit në rrethe për veprat penale shpërdorim detyre, pengim për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës, dhe mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës.



