Durrës/ Akuzohet për plagosjen e 3 personave, arrestohet 19-vjeçari i fshehur në Shijak

Durrës/ Akuzohet për plagosjen e 3 personave, arrestohet 19-vjeçari i fshehur në Shijak

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Village”, duke çuar në pranga një 19-vjeçar të shpallur në kërkim pasi ka plagosur 3 persona.

 

Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Pjezë të Shijakut u bë i mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit L. C., 19 vjeç, banues në Shijak.

 

19-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se mbrëmjen e datës 26 korrik 2026, në lagjen nr. 13 në Durrës, ka goditur me mjete prerëse (thikë) tre persona gjatë një konflikti për motive të dobëta. Sulmi është kryer në bashkëpunim me shtetasin M. H.

 

Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, më datë 4 gusht 2026, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë për shtetasit L. C. dhe M. H., të akuzuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

 

Kapja e 19-vjeçarit u realizua pas informacioneve të marra në rrugë operative mbi vendndodhjen e tij në zonën rurale ku fshihej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy