KPA ndryshon vendimin e KPK-së, shkarkon gjyqtarin e Tiranës, Kastriot Gramshi

KPA ndryshon vendimin e KPK-së, shkarkon gjyqtarin e Tiranës, Kastriot Gramshi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Kastriot Gramshi.

KPA zhvilloi sot seancë gjyqësore për shpalljen e vendimit që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Kastriot Gramshi.

Trupa e KPA e kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Ina Rama, Sokol Çomo dhe Mimoza Tasi, njoftoi se pas shqyrtimit të pretendimeve të ngritura në ankimin e Komisionerit Publik, i gjeti këto të drejta ndërsa arriti në përfundimin se Gramshi kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.

Trupa gjykuese e Kolegji i Posaçëm i Apelimit pasi analizoi provat dhe faktet, vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkim nga detyra të gjyqtarit Kastriot Gramshi.

Kastriot Gramshi e ka filluar karrierën si gjyqtar në vitin 1999 në Shkodër dhe në vitin 2004 është larguar nga detyra me kërkesën e tij. Përpara se të kthehej në Shqipëri dhe të riniste karrierën si gjyqtar në vitin 2014, ai ka punuar si pedagog i së drejtës penale në SHBA. Gramshi punon prej tetë vitesh pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy