Kultivoi 280 bimë kanabis në dy sera në Krujë, arrestohet 34-vjeçari në kërkim

Kultivoi 280 bimë kanabis në dy sera në Krujë, arrestohet 34-vjeçari në kërkim

Një 34-vjeçar nga fshati Larushk në Krujë ka rënë në prangat e policisë, pas dy i vitesh në kërkim.

Sipas bluve, në vitin 2021, ai ka kultivuar 280 bimë kanabis, në dy sera, si dhe në banesë i janë gjetur 5 kilogramë kanabis.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kultivuesi”.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Krujë, për kapjen e personave të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Kultivoi 280 bimë kanabis, në dy sera, në fshatin Larushk, në vitin 2021, si dhe në banesë iu gjetën 5 kilogramë kanabis, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga i kërkuar prej vitit 2021.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kultivuesi”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim

T., 34 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, të kryera në bashkëpunim.

Gjatë një operacioni të zhvilluar në qershor të vitit 2021, për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në afërsi të banesës së tij, në Larushk, janë gjetur të kultivuara në dy sera, 280 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se 34-vjeçari i kishte kultivuar në bashkëpunim me babanë e tij.

Gjithashtu, në banesën e këtyre dy shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 5 kilogramë lëndë bimore të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy