Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në DVP Korçë, i pritur nga drejtuesi Vilson Bala.
Mësohet se takimi do të mbahet në kuadër të të gjithë takimeve që Hita ka filluar në drejtoritë vendore të qarqeve për të lënë "porositë" për fillimin e procesit mësimor dhe fokus të veçantë rendin dhe sigurinë publike.
Krahas fillimit të shkollave, mësohet se Hita do të diskutojë me drejtuesit dhe shefat e sektorëve dhe seksioneve për problematikat që mund të jenë shqetësuese në juglindje.



