Një apartament në zonën e Ish-bllokut në Tiranë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së hënës. Sipas informacioneve të policisë, flakët kanë rënë në tendën e ballkonit, ndërsa nuk dihen shkaqet.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve
“Më datë 27.02.2023, në rrugën ‘Brigada 8’, ka rënë zjarr në tendën e një ballkoni. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”– njoftoi policia.



