Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e “Brrylit” në kryeqytet, ku një shpërthim i fuqishëm ka përfshirë një pikë të karburantit “Eida”.
Sipas të dhënave të para, mësohet se ka shpërthyer një nga depozitat e lëndës djegëse, dhe si pasojë e forcës së shpërthimit është shembur plotësisht një godinë njëkatëshe pranë saj.
Nga ky incident kanë mbetur të lënduar tre punonjës të pikës së karburantit. Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe repartet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e plotë të vatrës së zjarrit dhe zbardhjen e shkaqeve të këtij shpërthimi.



