‘Shtëpi bari’ dhe arsenal armësh, gjykata lë në burg Krasniqin/ Avokati: Paratë i duheshin për operacion

‘Shtëpi bari’ dhe arsenal armësh, gjykata lë në burg Krasniqin/ Avokati: Paratë i duheshin për operacion

Ka përfunduar seanca për Fredi Krasniqin, pronari i ndërtesës në Shijak ku u gjetën arsenal armësh dhe ‘shtëpi bari’ në katin e 3 dhe 4 të ndërtesës.

MCN ka mësuar se gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 46- vjeçarin. Në fund të seancës, avokati i tij Aleksandër Ndrejaj deklaroi se laboratori në shtëpinë e Fredi Krasniqit ishte ngritur sepse këtij të fundit i duheshin para për kryerjen e një operacioni dhe se armët gjendeshin aty që nga viti 1997.

Ne kërkuam arrest me shpi duke marrë parasysh rrethanat e këtij shteti pasi është invalid dhe ka probleme shëndetësore ky ka qenë dhe shkaku që Krasniqi ka ndërtuar këtë laborator. Ndërsa sa i takon armëve ato kanë mbetur aty në bodrumin e banesës që nga viti i mbrapshtë i '97.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy