Aksident tragjik në Athinë, tre të rinj nga Fieri humbin jetën, dy të tjerë në gjendje kritike

Aksident tragjik në Athinë, tre të rinj nga Fieri humbin jetën, dy të tjerë në gjendje kritike

Tre të rinj nga Fieri me banim në Athinë kanë humbur jetën tragjikisht në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Glyfada, një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit grek. 

 

Dy të tjerë janë në gjendje të rëndë. Aksidenti tronditës ndodhi në orën 02:00 të mëngjesit në rrugën bregdetare pranë Glyfadës. 

 

Në kryqëzimin e Avenue Poseidonos dhe Rrugës Kalypsous, duke u drejtuar drejt Pireut, makina me pesë pasagjerë papritmas devijoi dhe u përplas me shpejtësi të lartë në murin e një hoteli.

 

Shërbimet e urgjencës mjekësore dhe policia mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa zjarrfikësit shpëtuan dy të rinjtë që kishin mbetur të bllokuar mes hekurave të shtypura të makinës.

 

 Tre të tjerët, fatkeqësisht, kishin humbur jetën në vendngjarje. Identitetet e tyre nuk bëhen me dije, por një portal lokal në Fier ka publikuar fotografitë e të rinjve, ndërsa dhjetëra qytetarë shprehin mesazhe ngushëllimi për familjet e fierakëve që kanë ndërruar jetë në Athinë.

 

Sipas mediave greke, miqtë e pesë të rinjve flasin për një garë deri në vdekje, pasi të rinjtë shqiptarë me origjinë nga Fieri ishin duke bërë garë me një makinë tjetër dhe pamjet po transmetoheshin drejtpërdrejt në rrjetet sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy