Kanosi kushëririn dhe familjarët e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vorë (VIDEO)

Kanosi kushëririn dhe familjarët e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vorë (VIDEO)

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Vorës në kuadër të operacionit të koduar “Mesazhi”, pasi tentoi t'i merrte përmes kërcënimit për jetën një shumë prej 300,000 eurosh kushëririt të tij.

 
Sipas njoftimit të policisë, kallëzimi është bërë nga shtetasi E. M., pasi në portën e banesës së tij, në fshatin Gërdec, kishte gjetur një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese për jetën e tij dhe familjarëve, me qëllim për t’i dhënë shumën prej 300 000 eurosh.
 
 
Në kuadër të operacionit "Mesazhi", u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit A. M., 56 vjeç, banues në Vorë. Gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, municion luftarak, veshjet e përdorura gjatë ngjarjes dhe 1 aparat celular.
 
 
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe municionit”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy