
Gjatë protestës së sotme kryedemokrati Sali Berisha tha se vrasësit e kenianes Joy Ayoko fshihen në qeveri.
22-vjeçarja keniane ndërroi jetë pak ditë më parë, pasi ishte dhunuar barbarisht në Tiranë në gusht të këtij viti.
Edi Rama, i verbuar nga pushteti shkon deri aty sa blen vazo druri për 4 milionë euro, çka nuk e bën kush në Europë përveç sulltanëve në Arabi? Z. Meta foli këtu për rroga dhe pensione. Në vitin 2013, shqiptarët kishin rrogat dhe pensionet më të mëdha në rajon. Sot janë 40 deri 50 për qind më të ulëta në Kosovë. A e dini ju se këta janë një bandë që strehojnë vrasës? Ku fshihen vrasësit e kenianes? Në qeveri, në qeveri, në qeveri. Shikojeni pak atë kriminelin Taulant Balla, e kam denoncuar dhe e denoncoj sërish, vendi i tij është në burg si trafikant femrash. Prandaj ata fshehin Xhoin. Ai është denoncuar nga diplomatët shqiptarë se ka nxjerrë viza për prostituta moldave që t’i sillte në Shqipëri. Fatos Nano, në vend që ta çonte në prokurori, e bëri këshilltar. Ai është denoncuar nga delinkuentë se ka porositur vrasje. Ky është eksponenti parlamentar kryesor i mazhorancës".



