Ndërron jetë 40-vjeçari i plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë

Ndërron jetë 40-vjeçari i plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë

Ka ndërruar jetë një prej gjashtë personave që mbetën të plagosur nga shpërthimi i një bombule gazi në fshatin Markatomaj të Lezhës, më 29 gusht.

 

Sipas burimeve, viktima është 40-vjeçari Saimir Kola, i cili prej 12 ditësh po kurohej në Itali, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të shkaktuara nga shpërthimi. 

 

Mësohet se Kola kishte pësuar djegie në rreth 90% të sipërfaqes së trupit, duke e rënduar ndjeshëm gjendjen e tij shëndetësore.

 

Shpërthimi i bombolës së gazit ndodhi më 29 gusht në banesën e familjes Kola në Markatomaj, ndërsa si pasojë mbetën të plagosur edhe pesë anëtarë të tjerë të familjes.

 

40-vjeçari u dërgua për mjekim të specializuar në Itali, ku qëndroi për 12 ditë nën kujdesin e mjekëve, por për shkak të plagëve të rënda ndërroi jetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy