Transportonin me autobus mish dhe peshk kontrabandë nga Greqia, arrestohen dy persona

Transportonin me autobus mish dhe peshk kontrabandë nga Greqia, arrestohen dy persona

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi transportonin me autobusë, në cenim të kushteve higjieno-sanitare, mish dhe pesh të kontrabanduara nga Greqia.

 

Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me atë të Kakavijës dhe specialistët e AKU Gjirokastër, finalizuan operacionin e koduar “Ngarkesat”.

 

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, dhe K. M., 46 vjeç, banues në Tiranë.

 

Nga kontrollet e kryera me skaner, në vijën e dytë të kontrollit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në dy autobusët për pasagjerë, të linjave Athinë-Gjirokastër dhe Athinë-Shkodër, që drejtonin të arrestuarit, u gjetën 31 pako me produkte shtazore, mish dhe peshk, që po transportoheshin në cenim të kritereve higjieno-sanitare. 

 

Produktet dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me dokumentacion tatimor.

 

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy